Ekipi i Kosovës mbërriti në Baku, nesër takohet me Azerbajxhanin
24 shkurt 2024
| 17:21
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë të lehtë pas arritjes në Baku të Azerbajxhanit.
Federta e Basketbollit e Kosovës (FBK) bëri të ditur se në mbrëmje do të zhvillojë stërvitje në palestër.
Sfida ndaj Azerbajxhanit është në ora 14:00 me kohë të atjeshme, por në11:00 sipas kohës tonë lokale në Kosovë.
Sfida ndaj Azerbajxhanit do të jetë e dyta për “Dardanët” në kuadër të Rrethit të Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.
Kosova të enjten triumfoi 83:76 ndaj Irlandës, në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.