Ekipi i Kosovës në xhudo po stërvitet në Japoni
17 nëntor 2023
| 14:07
Prej disa ditësh ekipi i Kosovës në xhudo është në Yamanashi, në afërsi të Tokios. Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Shpati Zekaj dhe Blini Kukaj bashkë me trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi po mbajnë përgatitjet tashmë për herë të dytë në shkollën e xhudos në Japoni.
Këto përgatitje po bëhen për garat e radhës dhe Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kjo nuk është hera e parë që Kosova po stërvitet në Japoni, pasi ata ishin pjesë e këtij kampi në vitin 2015.
Kujtojmë që pikërisht në Japoni në vitin 2021, Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta olimpike.