Ekipi i notit vazhdon garat në ‘Baku 2019’
23 korrik 2019
| 12:17
Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi garuan në 100 metra stil i lirë, ndërsa Hana Fejzullahu në 400 metra stil i lirë.
Olti pati kohën 56.57 sekonda, ndërsa Vigani 57.88 sekonda. Të dy garuan në të njëjtën bateri dhe zunë vendet pesë (Kondirolli) dhe shtatë (Bytyqi). Hana pati kohën 5 minuta e 5.07 sekonda. Koha e tyre nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.
Notarët do të vazhdojnë garat në disiplina tjera edhe në tri ditët e ardhshme.