Ekipi i xhudos ‘aterron’ në Tokio

15 korrik 2021 | 16:23

Ekipi olimpik i xhudos ka mbërritur në aeroportin Heneda të Tokios. Ekipi u mirëprit nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Ekipi iu nënshtrua testit për Covid, me ç’rast të gjithë rezultuan negativë, siç kishin rezultuar negativë edhe në dy testet e bëra para nisjes në Qendrën Laboratorike Olive në Prishtinë.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos, të cilëve iu uroi fat dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos.

Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik të sportistëve në Tokio.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri ka ditë që ka nisur…