Ekipi i xhudos i kthehet Evropianit

28 prill 2022 | 14:13

Ekipi i xhudos do t’i kthehet Kampionatit Evropian, ku nga e premtja e deri më 1 maj do të mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Në Evropianin e fundit, të mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, ekipi i xhudos fitoi tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë, me ç’rast e mbylli kampionatin në vendin e parë për nga numri i medaljeve të arta.

Këtë herë, ekipi do të përbëhet nga dy kampionët e Evropës nga viti i kaluar, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, si dhe Flaka Loxha e Laura Fazliu. Kampionia olimpike, Krasniqi, garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, Gjakova në -73 kg, Loxha në -57 dhe Fazliu në -63 kg. Kampionia olimpike, Nora Gjakova dhe medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, do të mungojnë shkaku i lëndimeve. Distria dhe Flaka garojnë sot (e premte), ndërsa Laura e Akili (e shtunë).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard…