Ekipi i xhudos nesër zhvendoset në Shqipëri

04 qershor 2020 | 18:03

Ekipi i xhudos, pas dymbëdhjetë javë vetëizolim, do të shkojë nesër (e premte) në Shqipëri.

Trajneri Driton Kuka ka thënë se ekipi i xhudos do të ketë një javë pa ngarkesa të stërvitjeve.

“Prej nesër ekipi i vetëizoluar do të vazhdojë të qëndrojë në shtetin amë, Shqipërinë, këta djem e vajza do t’i shijojnë bukuritë me vizita në shumë vende. Do të kemi një javë pa ngarkesa të stërvitjeve, një javë në kërkim të qetësisë pas një situate të pazakonshme. Një javë që të do punojmë për mbushjen e baterive nëpërmes pushimit aktiv me përkujdesje për shëndetin mental të këtyre kolosëve të kombit. Jam krenar për qëndrueshmëri dhe vullnet për stërvitje edhe atëherë kur bota ishte ndalur. Xhudistët nuk u ndalën për asnjë moment. Do të vijnë sukseset, jam i bindur, siç isha i bindur se do të arrini aty ku jeni sot, me medalje të arta evropiane, botërore deri tek e arta olimpike”, ka thënë Kuka.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann nuk dëshiron që të transferohet…