Ekipi i xhudos niset drejt Parisit
17 korrik 2024
| 14:18
Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, bashkë me trajnerin Driton Kuka, trajneren dhe të artën Majlinda Kelmendi si dhe trajnerin Fatos Tabaku, të mërkurën janë nisur për në Lojërat Olimpike Parisi 2024.
Lajmin e ka bërë me dije Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Ekipit të xhudistëve, shumë shpejt pritet t’u bashkohen edhe sportistë të tjerë që do të përfaqësojnë shtetin tonë.
Lojërat Olimpike Parisi-2024, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris – Francë. Ekipi i Kosovës do të ndeshet nga data 27 korrik, deri më 3 gusht.
Në xhudo, Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.