Ekipi i xhudos përgatitet në Austri
Kampi Olimpik Stërvitor në Mittersill të Austrisë po mirëpret xhudistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe ekipin nga Kosova. Nga data 7 deri më 15 janar në Mittersill po mbahet Kampi i parë Olimpik i Stërvitor për vitin 2025 me 848 pjesëmarrës/e nga 44 shtete.
Nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerëve Majlinda Kelmendi, dhe Fatos Tabaku, pjesëmarrës/e nga Kosova janë: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Sidorela Dodaj, Laurine Gashi, Enise Zijade, Akil Gjakova, Dardan Cena, Muhamedin Veseli, Anes Veseli, Blin Kuka, Andi Reshitaj, Furkan Kelmendi, Joni Kuka.
Ekipi i xhudos nga Kosova merr pjesë rregullisht në kampin Mittersill në Austri, nga ku edhe synon përgatitjet për një tjetër vit të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.