Ekipi i xhudos vazhdon me përgatitje në Poreç të Kroacisë
13 qershor 2019
| 12:00
Ekipi i seniorëve, juniorëve dhe kadetëve pas përgatitjeve në Koln (femrat) dhe në Berlin (meshkujt), këtë javë po vazhdojnë përgatitjet në Poreç të Kroacisë, ku po mbahet Festivali i xhudos për herën e gjashtë më radhë.
Seniorët e kanë përgatitjen finale para Lojërave Olimpike Evropiane, juniorët për Kupat Evropiane të radhës, kurse kadetët për Festivalin Olimpik Evropian për të rinj.
Atje po mbahen edhe stërvitje për grupmoshat e reja, seminar me xhudistët me nevoja të veçanta si dhe seminar lidhur me administrimin dhe organizimin, siç janë projektet e edukimit, mediave dhe anti-dopingut.