Ekipi menaxhues: Statuti për Asociacionin do të dorëzohet në Bruksel
11 korrik 2018
| 10:40
Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka bërë me dije se është duke punuar në hartimin e draft-statutit të këtij asociacioni.
Në një komunikatë për medie, ekipi menaxhues ka theksuar se janë duke punuar në përputhje me mandatin që i është besuar nga marrëveshjet e Brukselit.
Në këtë kontekst, ekipi menaxhues ka bërë me dije se statutin e Asociacionit do të dorëzojnë në Bruksel.
“Draft-statuti nuk i është dorëzuar Qeverisë në Prishtinë, siç pretendohet nga disa media, por është dërguar vetëm raporti mbi punën tonë deri më tani, dhe përmes Ministrisë përkatëse për pushtetin lokal, qeveria është informuar rregullisht për dinamikën e aktiviteteve tona”, është thënë në njoftimin e ekipit menaxhues.
/Epoka e re/