
Ekipi negociator nuk e ka mbështetjen e shumicës shqiptare
08 janar 2019
| 08:05
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Besnik Bislimi, ka vlerësuar se vetëm kjo parti ka seriozitetinqë e meriton faza finale e dialogut me Serbinë.
Ai ka treguar se kjo është arsyeja pse insistojnë që në këtë proces Kosova të hyjë e përgatitur mirë dhe politikisht e fuqishme.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bislimi ka theksuar se falë angazhimit tëVetëvendosjes dhe mbështetjes qytetare dialogu me Serbinë nuk ka vazhduar dhe presidentit Thaçi i ështëpamundësuar aventura.
Bislimi ka thënë se iniciativa e PSD-së e ka rikthyer sërish në skenë Thaçin duke i ofruar atij perceptimin e një mbështetje të gjerë nga Kuvendi.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)