Ekipi olimpik i xhudos po përgatitet në Golem, Akil Gjakova në Antalia

18 mars 2021 | 17:12

Ekipi olimpik i xhudos po përgatitet në Golem të Shqipërisë para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim.

Bashkë me ekipin e xhudos janë edhe ekipet e Shqipërisë, Brazilit, Izraelit, Italisë, Polonisë, Sllovenisë, Turqisë, Azerbajxhanit, Bullgarisë dhe Çekisë. KOK-u po i mbulon shpenzimet për ekipin olimpik në përbërje: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, si dhe Akil Gjakovën, i cili po përgatitet në Antalia të Turqisë.

Mbështetja për sportistët elitarë bëhet bazuar në vendimin e bordit ekzekutiv të KOK-ut për mbështetje të përgatitjeve të sportistëve deri në 80 ditë brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti. Në muajt e ardhshëm deri në Lojërat Olimpike Tokio 2020 të cilat mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021, xhudon e presin garat ndërkombëtare si: Grand Slami i Tbilisit të Gjeorgjisë, Grand Slami i Antalias së Turqisë, Kampionati Evropian që mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë të Portugalisë, Grand Slami në Kazan të Rusisë, si dhe Kampionati Botëror që zhvillohet në qershor, me ç’rast mikpritës është Budapesti i Hungarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka…