Ekipi Olimpik i xhudos po përgatitet në Turqi

28 gusht 2020 | 15:08

Ekipi Olimpik i xhudos po merr pjesë në kampin përgatitor bashkë me Kombëtaren e Turqisë në qytetin e Erzurumit, në lartësi mbidetare mbi 2 mijë metra.

Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbulojë shpenzimet, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për mbështetje të sportistëve elitarë për përgatitje jashtë vendit. Ndërsa përgatitjet do të zgjasin deri më 6 shtator.

Xhudistët do t’iu rikthehen garave me Grand Slamin e Budapestit, që mbahet prej 23-25 tetor 2020. Gara është e vlefshme për pikë Olimpike “Tokyo 2020”.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…