Ekipi Olimpik pritet me ceremoni shtetërore, kjo është agjenda
Nesër, më 2 gusht në orën 19:50 ekipi olimpik i xhudos do të zbarkojë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Ekipi që i solli vendit dy medalje të arta olimpike do të pritet me ceremoni shtetërore.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka dërguar agjendën e pritjes e cila është ndarë në dy pjesë:
1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’rast mbahet konferencë për media.
2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00.
Agjenda:
Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP.
Konferencë për media: Trajneri Driton Kuka, trajneri Agron Kuka, Distria Kranisniqi, Nora Gjakova,
Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.
Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin “Nëna Terezë”
Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Nënë Tereza” pritet të jetë rreth orës 21:00.
Qytetarëve do t’u drejtohen: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.