Ekipi për dialog s’ka peshë unifikuese dhe negociuese

12 janar 2019 | 08:07

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se dialogu me Serbinë është në kaos total për shkak të kërkesës së BE-së për heqjen e taksës dhe insistimit të Kosovës për ta mbajtur taksën deri në njohjen nga Serbia.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se mosinkuadrimi i dy partive më të mëdha në dialog ka bërë që ekipinegociator mos ta ketë peshën unifikuese dhe negociuese.

Deputetja Kusari-Lila ka deklaruar se nuk do të mund të ketë vazhdim të dialogut në këto rrethana dhe me këtë përbërje të ekipit negociator.

Sipas saj, zgjidhje për situatën e krijuar në Kosovë dhe për kaosin institucional janë zgjedhjet e jashtëzakonshmepër kohën e organizimit të të cilave duhen marrë vesh partitë mes vete.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani “…Maqedonia në NATO e BE, fitore e popullit…