Ekipi që kujdeset për pacientët me Covid-19 gjatë natës në QKUK
10 gusht 2020
| 11:00
Stafi mjekësor i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) po ofron kujdes për pacientët që janë të prekur nga Covid-19 tash e gati gjashtë muaj.
Kujdesi po ofrohet për 24 përgjatë 24 orëve.
Infermieri Fitim Havolli, ka prezantuar ekipin që ka kujdestaruar gjatë natës në QKUK.
Shkrimi i plotë në “Facebook”:
INFERMIERËT E BASHKUAR DHE UNIK!
Ekipi kujdestare e frontit të parë dhe të fundit,tash e 6 muaj pa rreshtur duke u përballur me Covid-19.
Pas një kujdestarie nate me shumë punë por stabile dhe nënkontroll, bashkë pimë kafe me kolegët!
Ne do të ja dalim, bashkë ta mposhtim këtë virus!
#Mbajenimaskën,
#ruajedistancën,
#mbajehigjenën.