Ekipi shtetëror bëhet me gjashtë komisione për dialog
14 janar 2019
| 12:22
Bashkëkryesuesi i ekipit shtetëror, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se kanë formuar gjashtë komisione të cilat do të funksionojnë në kuadër të këtij ekipi.
Ai pas takimit me krerët shtetërorë, ka thënë procesi i dialogut me Serbinë do të jetë intensiv dhe transparent.
Ahmeti ka thënë se çështja e të pagjeturve do të diskutohet në Bruksel.
Më tutje, Ahmeti u ka bërë thirrje LDK-së dhe Vetëvendosje që t’i bashkohen procesit të dialogut.