Ekipi slloven shkarkon trajnerin Edoardo Reja
17 prill 2023
| 22:39
Edoardo Reja ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin slloven.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
Aventura e tij në ND Gorica për Reja ka qenë vetë dy muaj.
“Në kërkim të zgjidhjes më të mirë për të ngritur rezultatin lart, klubi dhe Reja ndërprenë bashkëpunimin reciprokisht.
Në ND Gorica po mbarojnë punën edhe ndihmësit e tij Sergio Porrini dhe Luigi Febbrari.
Falënderojmë Rejën për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në sfidat e ardhshme”, shkroi klubi në faqen e tyre.
Kujtojmë që Reja më parë ishte trajner i Kombëtares së Shqipërisë.