EKOKLUBI “BAHRI HAXHA” RRËMBEN ÇMIMIN E PARË MJEDISOR
13 qershor 2024
| 20:51
Ekoklubi “Bahri Haxha” (Vushtrri) është shpallur fitues i Çmimit të Parë Mjedisor “Dervish Rozhaja”, në garën e organizuar në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” (YENI) të Caritas-it Zviceran në Kosovë.
Projekti fitues, “Zëvendësimi i ngrohjes me lëndë djegëse në aneksin A të objektit shkollor me klima efiçente”, u vlerësua nga juria profesionale për rëndësinë, ndikimin mjedisor, qëndrueshmërinë, inovacionin dhe ofertën financiare.
Çmimi përfshin një vlerë prej 10 000 eurosh.
Gara finale u zhvillua sot me prezantimet e Ekoklubeve finaliste në Klan Arena.