Ekonomia britanike stagnon mes normave të larta të interesit

10 nëntor 2023 | 17:01

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk arriti të rritet midis korrikut dhe shtatorit, tregojnë shifrat, pas një sërë rritjesh të normave të interesit.

Kancelari Jeremy Hunt, tha se normat më të larta po godasin rritjen, por shtoi se ekonomia kishte performuar më mirë se sa pritej këtë vit, raporton “BBC”.

Parashikuesit sugjerojnë se ekonomia do të jetë ende në stagnim për disa muaj.

Javën e kaluar, Banka e Anglisë tha se Mbretëria e Bashkuar ka të ngjarë të shohë zero rritje deri në vitin 2025, megjithëse pritet të shmangë një recesion.

Deri në shtator, Banka e Anglisë kishte rritur normat e interesit 14 herë radhazi në përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve.

Megjithatë, ndërkohë që rritja e normave mund të ulë inflacionin, ritmin me të cilin rriten çmimet, gjithashtu ndikon në rritjen ekonomike duke e bërë më të shtrenjtë për konsumatorët dhe bizneset marrjen e parave.

Normat e interesit janë në nivelin më të lartë të 15 viteve prej 5.25 për qind, dhe pritet të mbeten të larta për disa kohë.

Guvernatori i bankës, Andrew Bailey, tha javën e kaluar se ishte “shumë herët” për të marrë në konsideratë uljen e normave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka bërë…