Ekonomia ra, por do të ngrehet
Presidenti Donald Trump thotë se pasi të kalojë COVID-19 dhe të jetë i sigurt rikthimi në punë, ekonomia amerikane do të jetë “përsëri e shkëlqyeshme”. Trump dhe këshilltarët e tij argumentojnë se “ne mund t’ia rifillojmë aty ku ndaluam”. “Ekonomia ra, por pastaj prodhimi do të kthehet shpejt në nivelet e para të krizës dhe rritja do të vazhdojë si më parë”, tha ai.
Familjet amerikane që nuk kanë rezerva financiare për t’u marrë me rrethana të paparashikuara do t’i rrisin kursimet e tyre. Bizneset nuk do të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve derisa të jenë të sigurta se virusi nuk do të kthehet. Lajmi i mirë është se shpenzimet publike mund t’i zëvendësojnë shpenzimet private që janë humbur. Me normat e interesit në nivele fundore, ShBA ende ka hapësirë fiskale, me gjithë deficitin e saj të lartë.