Ekonomisti Lulzim Berisha i bashkohet PDK-së
31 gusht 2019
| 12:26
Ekonomisti me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, Lulzim Berisha, iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.
“Lulzimi ka dhënë kontribut të vazhdueshëm që nga viti 2007 në sektorin publik dhe privat, në Ministrinë e Financave, në Odën Ekonomike të Kosovës, në Shoqatën e Kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës. Në të kaluarën ka qenë edhe Kryetar i Komisionit për Licencim të Firmave dhe Auditorëve Ligjor, si dhe Anëtar i Komisionit për Kontroll të Kualitetit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Veseli ka thënë se si ekspert ekonomie dhe si pjesë e PDK-së, Berisha do të vazhdojë ta japë kontributin e tij në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës.