Ekonomisti që parashikoi krizën e 2008-s paralajmëron problemet me bankat
Ish-kryekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Raghuram Rajan, i cili parashikoi krizën financiare globale më shumë se një dekadë më parë, ka paralajmëruar se sistemi bankar po shkon drejt më shumë trazirave pas paketave të shpëtimit të “Silicon Valley Bank” dhe “Credit Suisse”.
Rajan, i cili ishte gjithashtu guvernator i Bankës së Rezervës së Indisë, ka thënë se një dekadë parash të lira dhe një vërshim likuiditeti nga bankat qendrore kishin krijuar varësi dhe brishtësi brenda sistemit financiar, raporton Bloomberg.
“Unë shpresoj për më të mirën, por pres që mund të ketë më shumë, pjesërisht sepse disa nga ato që kemi parë kanë qenë të papritura. Paraja dhe likuiditeti i lartë për një periudhë të gjatë krijon stimuj perverse dhe strukturat bëhen të brishta”, ka thënë ai.
Komentet e tij janë në përputhje me paralajmërimet se problemet në “SVB” dhe “Credit Suisse” janë tregues të problemeve më të thella në sistemin financiar.
Ndërsa shërbente si kryeekonomist i FMN-së në vitin 2005, Rajan lëshoi një paralajmërim paraprak për sektorin bankar përpara krizës financiare globale më 2008, duke bërë që ish-sekretari i Thesarit të SHBA-së. Larry Summers. ta quante atë një “ekscentrik”. Sot, Rajan është profesor në shkollën e biznesit të Universitetit të Chicagos dhe ka marrë vlerësime për administrimin e ekonomisë indiane ndërsa drejtonte bankën qendrore nga 2013 deri më 2016.
Aksionet e bankave ranë pas krizës në “SVB” dhe “Credit Suisse”, por bankat qendrore vazhduan të shtrëngojnë politikën për të frenuar inflacionin. Rajan ka thënë se bankat kombëtare po e kthejnë shpejt qëndrimin ultra të butë të marrë në dekadën pas krizës financiare.
“Një ndjenjë se efektet e përhapura të politikës monetare janë të mëdha na ka shpëtuar gjatë viteve të fundit”, ka thënë Rajan.
“Ne e bëmë sistemin të varur sepse e vërshuam me likuide me rendiment të ulët dhe bankat nuk dinin se çfarë të bënin me të. Ata duhej të gjenin mënyra për të fituar para në të, dhe kjo i bën ato të cenueshme ndaj tërheqjeve të likuiditetit”, ka thënë ai.