Ekonomisti ujgur fiton çmimin Saharov
24 tetor 2019
| 13:52
Parlamenti Evropian të enjten i ka dhënë çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit, Ilham Tohtit.
Ilhami Tohti është një ekonomist që lufton për të drejtat e pakicës uguriane të Kinës dhe zbatimin e ligjeve rajonale të autonomisë në Kinë.
Në vitin 2014 mbrojtësi i të drejtave të njeriut është dënuar me burgim të përjetshëm për akuza të lidhura me separatizmin.
Saharovi është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut që jepet nga Bashkimi Evropian (BE).
Çmimin Saharov e kanë fituar edhe Adem Demaçi (1991) dhe Ibrahim Rugova (1998).