Ekrem Gjokaj emërohet kryeshef i AZHB-së
02 prill 2019
| 17:00
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është emëruar Ekrem Gjokaj në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjokaj deri tani ka qenë u.d. i kryeshefit të kësaj agjencie i cili ishte emëruar menjëherë pas shkarkimit të Elhami Hajdarit nga ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Nenad Rikalo.
/Epoka e re/