Ekrem Hyseni: Banorët e Bellopojës të vendosur për t’i dhënë fund keqqeverisjes aktuale
02 shkurt 2025
| 18:18
16-shi i LDK-së, Ekrem Hyseni ka zhvilluar një takim në Bellopojë, ku tha se u prit me mbështetje të parezervë nga lagjja Maloku.
Ai theksoi se banorët e kësaj lagjeje janë të vendosur për t’i dhënë fund zhgënjimit dhe dëshpërimit nga keqqeverisja aktuale.
Hyseni shprehu mirënjohje për përkrahjen e banorëve të lagjes Maloku, si dhe përkrahjen e vazhdueshme që po merr nga të gjitha lagjet e Llapit dhe Gollakut.
E plotë:
Në Bellopojë sot, u pritëm në lagjen Maloku, te të cilët gjetëm mbështetjen e parezervë.
Përcaktimin e kanë të vendosur për t’i dhënë fund zhgënjimit e dëshprimit me këtë keqqeverisje.
Përkrahja e lagjes Maloku, sikurse e çdo lagjeje tjetër gjithandej Llapit e Gollakut na bën nder!