Ekrem Hyseni pas tubimit në Llap: Faleminderit Podujeva ime për ringritjen e madhe!

07 shkurt 2025 | 21:05

Kandidati për deputet njëherësh kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar në rrjetin social Facebook pas tubimit në Llap.

“Faleminderit Podujeva ime, faleminderit secilit prej jush, për nderin e madh, për besimin e madh dhe për përkrahjen e parezervë” shkruan Hyseni.

“E sa i fortë është Llapi dhe sa e fortë është LDK-ja, sonte folën vet Llapjanët, ashtu siç do të flet BESIMI i tyre të Dielën e 9 shkurtit!Ishin shumë sonte, sepse Llapi është i madh, shumë i madh.E, po aq sa është Llapi i madh, është edhe besimi i llapjanëve në LDK. Këtë, e dëshmuan edhe sonte, se LLAPI ËSHTË LDK, veç LDK!Për 28 ditë radhazi, në çdo derë të shtëpive që kemi trokitur, kemi gjetur mikpritjen” potencon Hyseni.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT PODUJEVA IME!

Në Sheshin e Qytetit, të mbushur plot, bashkë me kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku, mbajtëm Tubimin e Fitores.

Faleminderit secilit prej Jush, për NDERIN e madh, për BESIMIN e madh, për përkrahjen e parezervë!

Mbi të gjitha, faleminderit për Ringritjen e madhe!

PA LDK TË FORTË NUK KA LLAP TË FORTË, sikur që PA LLAP TË FORTË NUK KA LDK TË FORTË!

E sa i fortë është Llapi dhe sa e fortë është LDK-ja, sonte folën vet Llapjanët, ashtu siç do të flet BESIMI i tyre të Dielën e 9 shkurtit!

Ishin shumë sonte, sepse Llapi është i madh, shumë i madh.

E, po aq sa është Llapi i madh, është edhe besimi i llapjanëve në LDK.

Këtë, e dëshmuan edhe sonte, se LLAPI ËSHTË LDK, veç LDK!

Për 28 ditë radhazi, në çdo derë të shtëpive që kemi trokitur, kemi gjetur mikpritjen.

Kemi gjetur shpresën e mobilizimin për NDRYSHIM!

Nën çdo kulm gjetëm BESIMIN, gjetëm FRYMËZIMIN për RINGRITJEN!

U ringritët një nga një, të gjithë bashkërisht, në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo pjesë të Llapit e Gollakut për Lidhjen tonë!

Jemi Një!

Jemi ashtu siç do donte Prijësi ynë, Ati themeltar i Republikës sonë, Presidenti Historik, Dr. IBRAHIM RUGOVA ta shihte shtëpinë e tij politike!

Nuk mund të ishte ndryshe, sepse ky është vullneti Juaj, ky është përcaktimi juaj!

Falemnderit secilit prej Jush!

Përulem përballë besimit e përkrahjes Tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj publikon pamjet e tubimit: Gjakova gjithmonë ka ditë…