
Ekrem Kastrati: Askush nuk mund ta ndal fitoren tonë në Malishevë
11 nëntor 2021
| 12:15
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur mbrëmë tubim me banorët e fshatit Drenoc.
Kastrati përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se askush nuk mund ta ndal fitoren e Nismës në Malishevë.
“Atmosferë fitoreje ishte tubimi i mbrëmshëm në Drenoc. Prezenca kaq e madhe e përkrahësve tanë në Drenoc, është dëshmi e mirë, se askush nuk mund ta ndal fitoren tonë në Malishevë”, ka shkruar Kastrati.