
Ekrem Kastrati merr mbështetje edhe në fshatin Llazicë
07 tetor 2021
| 19:45
Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka takuar banorët e fshatit Llazicë.
Ai ka thënë se Llazica po përkrah fuqishëm projektin e Nismës për Malishevën urbane.
“Pritja tejet e ngrohtë e bujare që na bënë banorët e fshatit Llazicë, është mesazh i qartë se NISMA Socialdemokrate me numër 119 do të shënoj një fitore të madhe në zgjedhjet e 17 tetorit”.
“Përkrahësve tanë në Llazicë u jam falënderues për angazhimin e madh që po bëjnë, dhe si kryetar i ardhshëm i Malishevës ky fshat do të ketë fokusin tonë të mbështetjes përmes investimeve me projekte konkrete”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.