Ekrem Kastrati: Sot është një ditë e rëndësishme për secilin qytetar të Malishevës

14 nëntor 2021 | 11:13

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë thirrje që të votohet për të ardhmen e kësaj komune.

“Jam shumë i lumtur sot, tek sa qytetarët tanë po vendosin përmes të drejtës së tyre me votë, për drejtuesin e Malishevës për 4 vitet e ardhshme. Pavarësisht dallimeve partiake e bindjeve politike, kërkoj nga secili qytetar i yni, të dalin dhe të votojnë, që t’i kontribuojnë ecurisë së mirë të kësaj dite zgjedhore, që ta ndihmojnë demokracinë, sepse këto zgjedhje janë për qytetarët tanë, janë për të mirën e Malishevës”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…