Ekrem Kastrati vendos buqetë lulesh pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Indrit Cara
Një delegacion i kryetarëve të komunave të Kosovës, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, po qëndrojnë për vizitë punë në qytetin e Kavajës.
Ata sot përpos takimeve protokollare, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të “Ushtar Kavajës”-dëshmorit të kombit, Indrit Cara, i vrarë në luftën e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
“Në vendlindjen e Ushtar Kavajës – dëshmorit të kombit, Indrit Cara, për të kaluar një ditë pune e me karakter bashkëpunimi, së bashkë me kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja”, ka shkrua Kastrati.
Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:
Në vendlindjen e Ushtar Kavajës – dëshmorit të kombit, Indrit Cara, për të kaluar një ditë pune e me karakter bashkëpunimi, së bashkë me kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja.
Faleminderit për ftesën dhe mikpritjen kryetar Qosja. Miqësia mes institucionave tona do jetë përherë e fortë, ashtu siç dinë më së miri qytetarët tanë, e siç na donin të bashkuar, Ushtar Kavaja bashkë me shokët e tij çlirimtarë.