Ekrem Rudari zgjidhet drejtor i Qendrës së Studentëve

04 shkurt 2025 | 16:33

Ish ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari, është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i kësaj Qendre Studentore. Rudari kishte kaluar me sukses të gjitha procedurat e rekrutimit të konkursit të shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të shpallur më 7 tetor 2024. Pas përfundimit të procedurave të ankesave me datë 3 shkurt të vitit 2025, Ekrem Rudari ka nënshkruar kontratën katërvjeçare për pozitën e drejtorit të Qendrës së Studentëve. Kështu thuhet në vendimin e lëshuar nga MASHTI. Kujtojmë që Ekrem Rudari për një kohë të gjatë është pjesë e menaxhementit të Qendrës së Studentëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, është…