Ekskluzive: Emrat e 9 diplomatëve të propozuar për ambasadorë

01 shtator 2021 | 21:32

Kosova që nga 30 gushti ka mbetur pa ambasadorë në 12 shtete, kjo pasi ata që u shkarkuan në majin e këtij viti nga presidentja, Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, nuk janë zëvendësuar me diplomatë të rinj. 

Demokracia.com brenda burimeve në MPJD ka mësuar emrat e disa prej të propozarve për diplomatë të karrierës që kanë shkuar për ambasadorë/shefa të misioneve diplomatike

Emrat e propozuar janë: Valdet Sadiku-Slloveni, Skender Durmishi-Shqiperi, Arjana Zherka-Mal i Zi, Gjeneza Budima- Hungari, Albesjana Iberhysaj- Çeki, Fuad Morina- Emirate të Bashkuara Arabe, Sabri Kiqmari-Japoni, Ilir Dugolli ose Bekim Sejdiu në DC dhe Albert Prenkaj-Senegal, thanë burime të Demokracia.com.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 12 ambasadorëve të emëruar politik, kthimi i të cilëve tha se do të bëhet më 30 gusht, e që sipas saj do të bëhet dërgimi i diplomatëve të rinj, shkruan Demokracia.com.

Procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj parashohin që ministrja e Jashtme të dërgojë për miratim në qeveri propozimet të cilat pastaj i përcjellën Kuvendit të Kosovës, komisioni për Punë të Jashtme e bënë intervistimin dhe përgatit raportin për secilin prej tyre, të cilin më pas e dërgon në Presidencë.

Ndërsa emërimi i ambasadorëve bëhet me dekretin e presidentit të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar Komisionerin për Fqinjësi…