Ekskluzive: Ja sa do të jenë mëditjet për udhëtime zyrtare (Dokument)
Gazeta “Epoka e re” ka siguruar vendimin e Ministrisë së Financave për mëditje për zyrtarët shtetërorë që udhëtojnë jashtë vendit.
Në bazë të këtij vendimi, zyrtarët shtetërorë që do të udhëtojnë zyrtarisht për në Shqipëri në bazë të shpenzimeve ditore do të marrin 130 euro, për Austri 230 euro, për Bullgari 178 euro, për Kanada 230 euro, për Haiti 188 euro, për Izrael 290 euro, për Japoni 250 euro, për Kuvajt 290 euro, për Zvicër 320 euro, për Suedi 240 euro, për Norvegji 230 euro etj.
Sipas këtij vendimi, kur zyrtari i një organizate buxhetore e ka të mbuluar pjesën e ushqimit pjesërisht, atëherë kalkulimet do të bëhet sipas rregullës së mëposhtme:
I mbuluar vetëm mëngjesi – 85 % e ushqimit dhe shpenzimeve të vogla;
I mbuluar mëngjesi dhe dreka – 55 % e ushqimit dhe shpenzimeve të vogla;
I mbuluar mëngjesi dhe dreka – 40 % e ushqimit dhe shpenzimeve të vogla;
Ushqimi i mbuluar tërësisht – 20 % e shpenzimeve ditore (shpenzime të vogla).
Për më shumë informata shikojeni listën e plotë të mëditjeve:
(Albulena S. MAVRAJ)