EKSKLUZIVE: Kanalet Digitalb në Artmotion!

30 mars 2022 | 18:05

Platformës më numër 1 ne vend ARTMOTION, nga data 1 maj 2022 i shtohen kanalet e Digitalb dhe SuperSport.

Të gjithë abonentët e saj do të kenë mundësinë që kanalet e Digitalb t’i përcjellin në platformën numër 1 ne vend Artmotion.

Nga 1 Maji Top Channel, Top News, kanalet shumë të dashura për fëmije si Cufo dhe BangBang, kanalet e filmave si: Aksion, Komedi, Dramë, kanalet e dokumentarëve si: Natyrë dhe Histori e shumë e shumë tjera.

Ekskluzivitetit të ligave aktuale të Artmotion si Champions League, Europa League,Europa Conference League, La Liga, Serie A, Ligue 1, Coppa Italia, Superliga e Kosovës, Liga e Zvicrës, Kupa e Gjermanisë, Liga e Turqisë, Sportoto, dhe ngjarjeve të tjera sportive si NBA, Superliga e Basketbollit të Kosovës, Liga Unike, Süper Lig e Turqisë, Euroliga, Legabasket, Formula 1, Moto GP, One Championship, Wimbledon dhe të gjitha garat e JUDO-s, me ardhjen e Digitalb i shtohen edhe 3 liga të mëdha si: Liga numër 1 e futbollit në botë: Premier Liga, Bundesliga dhe Liga e Shqipërisë.

Me të gjitha këto risi, Artmotion bëhet platforma më e pasur në vend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vigjilje të pranverës, trafot në shtatë qendrat e qyteteve…