Ekskluzive: Sejdiu braktis Vëllaznimin para finales së Kupës
25 maj 2018
| 16:00
Trajneri Gani Sejdiu nuk do të jetë në krye të Vëllaznimit në ndeshjen finale të Kupës ndaj Prishtinës, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Lajmin për largimin e Sejdiut për “Epokën e re” e ka konfirmuar vetë trajneri mitrovicas.
“Jo, nuk do të jam në krye të Vëllaznimit për finalen e Kupës. Është e pakuptueshme që të mbes në klub pas rënies nga Superliga, për këtë e kam njoftuar edhe kryetarin Agim Cana”, ka deklaruar Sejdiu.
(Veton ZYMBERI)