Ekskluzive: Shtëpia e Bardhë ia hap derën Bedri Hamzës

07 gusht 2024 | 22:57

Në kulmin e izolimit të pushtetarëve aktual të Kosovës, dhe në pikën me të ulët të koordinimit me aleatët tanë ndërkombëtar, Bedri Hamëza i nominuari për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, pritet në Shtepinë e Bardhë në SHBA.

Në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më heret, z. Hamza ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhe, ndërsa pritet të zhvillojë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentit e Shtetit dhe me organizata joqeveritare e personalitete të shquara.

Mësojmë nga burimet tona në Washington se sonte z. Bedri Hamza është takuar tashmë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistent Special i Presidentit Biden dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së dhe znj. Kathleen Larkin, drejtoreshe për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

Derisa, Qeveria Kurti kritikohet çdo ditë për dëmtim të raporteve me aleatët, Hamza si kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, kishte thënë në ditën kur ishte kandiduar se do të fuqizojë aleancat me aleatë.

“Jam i plotësuar që rreth vetës kam njerëz profesonistë me vizion të qartë, që kanë dedikimin dhe parimet për ta zhvilluar demokracinë në vend, rendin dhe ligjin, arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe mbi të gjitha për t’i fuqizuar aleancat me njerëz e vende që besuan në të drejtën tonë, në krye me ShBA-të dhe gjithmonë e në cdo rast, duke nderuar e kujtuar sakrificën e mijëra grave dhe burrave, që dhanë cdo gjë për lirinë dhe shtetin që gëzojmë.” – kishte shkruar ai.

“Jam i nderuar, të punoj, ashtu sic kam punuar për më shumë se 30 vite, duke udhëhequr detyra e përgjegjësi në sektorin privat dhe në institucione të rëndësishme të vendit. Punë këto që me modesti e them, kanë pasur rezultate konkrete, të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në atë që është domosdoshmëri primare, mirëqenien ekonomike dhe sociale.” – pati shkruar Hamza në “Facebook”.

Po ashtu, Hamza në prezantimin e tij si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, nuk kishte harruar të përmend rolin e rëndësishëm të SHBA-ve dhe BE-së në ndërtimin e shtetit.

“Institucionet do e kryejnë punën e tyre, sektori i sigurisë do të ketë përkrahjen dhe trajtim të veçantë deri këtu Kosova ka arrit me përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së dhe shumë vende tjera mike nga e gjithë bota dhe ne do t’i thellojmë këto bashkëpunime në baza ditore. Kosovës i duhet paqja, stabilitetit dhe njerëzit në Kosovë do të jenë të punësuar, nuk do ta kenë opsion migrimin por jetesën në Kosovë.”, kishte thënë ai.

Hamza në fund të muajit qershor ishte pritur në takim në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Në këtë takim ishte biseduar për zhvillimet në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me SHBA-në.

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit.” – kishte Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se…