Ekskluzive: Sulmohet autobusi i KF Besa
09 shkurt 2018
| 16:35
Autobusi më të cilin ishte duke u kthyer në Kosovë ekipi i KF Besa nga Shqipëria është sulmuar në Kukës.
Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se autobusi i ekipit pejan është sulmuar në qytetin e Kukësit ku tre persona e kanë sulmuar më gurë. Autobusi është ndalur dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Polica e Shqipërisë.
“Jemi të befasuar më këtë sulem, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe tash ka arritur edhe policia”, ka thënë për “Epokën e re”, njëri nga lojtarët e Besës që deshi të mbetet anonim.
(Veton Zymberi)