Ekskluzive: Tërhiqet nga gara për për gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Sabit Sadikaj

26 shkurt 2025 | 20:43

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar emrat e katër kandidatëve për një pozitë për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Ali Kutllovci, Fatos Sejdijaj, Sabit Sadikaj dhe Shaban Shala janë kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar procesit të intervistimit për t’u avancuar në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Burime të Gazetës “Epoka e re”, pranë Gjykatës së Apelit, kanë bërë të ditur se Sabit Sadikaj është tërhequr nga gara.
Sipas të nijetit burim, në garë  janë kandidatët Ali Kutllovci, Fatos Sejdijaj dhe Shaban Shala.
Ndryshe, procesi i intervistimit të kandidatëve pritet të zhvillohet më 4 mars 2025.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 46 ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën si…