Ekskluzive: “Trepça” shndërrohet në Shoqëri Aksionare (Dokument)
08 mars 2019
| 12:35
Gjiganti metalurgjik “Trepça” sot mori dritën jeshile nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për t’u shndërruar në Shoqëri Aksionare.
Në certifikatën që ka siguruar gazeta “Epoka e re”, ndërmarrja “Trepça” nga Ndërmarrja Shoqërore tani shndërrohet në Shoqëri Aksionare. Rikujtojmë se 80për qind të aksioneve i posedon Qeveria e Kosovës, ndërkaq 20 për qind punëtorët e “Trepçës”
/Epoka e re/ A.M