Ekspedita e Kosovës sërish nuk lejohet të hy në Serbi
09 maj 2018
| 18:28
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në Karate nuk është lejuar që të hyjë të mërkurën në shtetin e Serbisë, edhe pas tentimit të dytë.
Policia e shtetit serb me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk lejuan që karateistët e Kosovës të hyjnë në Serbi për të marrë pjesën në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili do të mbahet nga 10 deri më 13 maj në Novi Sad të Serbisë.
Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur nga Merdara, se kryetari i Federatës Evropiane e ka telefonuar nga Serbia dhe i ka konfirmuar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk po lejon hyrjen e ekipit të Kosovës në territorin e Serbisë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)