‘Eksperimenti’ i Ramës, Prishtina në kaos (foto)
28 tetor 2022
| 11:04
Kaos total, kolona e bllokadë. Këto janë tri fjalët me të cilat mund të karakterizohet “eksperimenti” i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i nisur sot në kryeqytet.
Eksperimenti për testimin e shndërrimit të të gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe, ka shkaktuar kolona të mëdha në kryeqytet.
Qytetarë janë ankuar se kolonat e dendura kanë shkaktuar bllokimin edhe të autoambulancave.