Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Britaninë e Madhe

07 janar 2025 | 11:26

Ekspertët kanë paralajmëruar sot qytetarët britanikë që të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të fshehta të një virusi të ngjashëm me gripin, i cili mund të jetë i rrezikshëm, sidomos për personat më të cenueshëm.

Infeksioni i njohur si virusi human metapneumovirus (HMPV) ka regjistruar një rritje të shpejtë të rasteve në provincat veriore të Kinës, veçanërisht te fëmijët.

Burime nga mail online zbulojnë se ky virus është tashmë i pranishëm edhe në Britani dhe po rritet me shpejtësi. Të dhënat më të fundit tregojnë se rastet e HMPV në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë një rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

HMPV u zbulua për herë të parë në Britani në vitin 2001, me mesatarisht katër raste në javë të regjistruara përmes testeve PCR gjatë dimrit. Por ekspertët paralajmërojnë se një rritje e fshehtë mund të jetë në zhvillim, pasi virusi mund të qëndrojë i fshehur në trup për disa ditë para se të shfaqë simptomat e zakonshme, duke u përhapur kështu pa u vënë re.

Simptomat më të zakonshme të HMPV janë të ngjashme me ato të një të ftohti, duke përfshirë kollë, hundë të zëna ose rrjedhje, dhimbje fyti dhe temperaturë, të cilat zakonisht largohen pas rreth pesë ditësh.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se rritja e rasteve nuk duhet të shkaktojë shqetësim të tepruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Milwaukee fitoi 128-104 në fushën e Toronto, ndeshje…