Ekspertët: COVID 19 ende nuk ka arritur kulmin në Itali
Ndërkohë që Italia shënoi dje rekordin tragjik, me 627 viktima brenda 24 orëve, ekspertët thonë se pandemia ende nuk ka arritur kulmin. Sipas tyre, do të duhen të paktën dhe dy javë të tjera që do të shënojnë rritje si në numrin e të infektuarve ashtu edhe në ato të viktimave.
Italia është vendi më i prekur nga pandemia COVID 19. Numri i viktimave ka kapërcyer 4 000 persona të vdekur e të infektuar janë mbi 47 mijë.
Mosha mesatare e viktimave deri më tani është 78.5 %, por ka edhe persona në moshë shumë më të re.
Sipas të dhënave zyrtare të cilat kanë analizuar një kampion prej 3 200 viktimave, 35 prej tyre, baras me 11 %, janë nën 50 vjeç.
9 prej tyre janë nën moshën 40 vjeç, prej 31.39 vjeç, 8 janë të seksit mashkull e 1 femër.
7 prej viktimave nën moshën 39 vjeç vuanin nga patologji të tjera si sëmundje zemre, veshke, diabet e obezitet. /oranews/