Ekspertët e Grupit për Ballkan angazhohen në procesin e dialogut

29 prill 2021 | 14:11

Grupi për Ballkan ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë, i cili përcakton modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe agjendave tjera që ndërlidhen me dialogun.

Sipas një njoftimi për media të Grupit për Ballkanin, ekspertët që janë angazhuar deri më tash janë Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa e Veton Surroi, ndërsa pritet të bashkohet edhe Blerim Shala.

“Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekpertizë, mbështetje profesionle dhe pëmbajtësore për procesin e dialogut,  dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog.  Expertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan. Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut” është thënë në njoftim, duke shtuar se ky aktivitet përbën njërin nga komponentet programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…