Ekspertët e Kembrixh: Katër skenarë më të rrezikshëm se pandemia!
Njerëzimi duhet të përgatitet për ngjarje apokaliptike që mund të jenë akoma më shkatërruese sesa pandemia e koronavirusit dhe kërcënojnë seriozisht mbijetesën tonë. Ekspertët u bëjnë thirrje qeverive që të veprojnë shpejt, para se e keqja të ndodhë, duke paralajmëruar se njerëzimi po përballet me rreziqe ekzistenciale.
Katër ekspertë të Universitetit të Kembrixh kanë treguar për Metro se pse janë kaq të shqetësuar tani dhe cilat ngjarje të mundshme po rrezikojnë njerëzimin:
Një pandemi inxhinierike:
Teksa koronavirusi ka lënë pasoja si në aspektin njerëzor shëndetësor dhe ekonomik, Haydn Belfield thotë se armët biologjike që mund të krijohen sot janë shumë më të këqija se ato që krijon vetë nëna natyrë. Teknologjia e re e bio-projektimit mund të bjerë në duar të grupeve të vogla dashakeqe që mund të rrezikojnë me krijimet e tyre gjithë njerëzimin.
Doomsday Clock, një instrument i dizajnuar nga shkencëtarët atomikë për të kuptuar se sa në rrezik është njerëzimi ndaj Armageddon (beteja e fundit e njerëzimit kundër të keqes) është zhvendosur me 100 sekonda në mesnatën e janarit. Dhe kjo tregon se sa në rrezik mund të jemi drejt një katastrofe. Ky instrument llogarit pandeminë, ndryshimin klimatik, lëndët e armët nukleare.
Armët bërthamore:
Sharon Squasson nga bordi i shkencës për sigurinë, thotë se armët bërthamorë janë rreziku më i madh ekzistencial për njerëzimin.
‘Sepse përdorimi i tyre mund të shuajë popuj të tërë. Janë 15 mijë armë bërthamore sot në botë, të gatshme për tu lëshuar dhe mjafton vetëm një shtypje butoni. A jemi të sigurt ndaj një gabimi njerëzor? A jemi të sigurt nga një luftë e re që në ditët e sotme bëhet me armë bërthamore? Këto armë bërthamore na kanë afruar shumë me armagedonin edhe pse një lëshim i një arme mund të ndodhë në mënyrë aksidentale. Gjërat janë përkeqësuar vitet e fundit. Një luftë bërthamore mund të çojë në një dimër nuclear shkatërrues.
Sulmet kibernetike:
Herb Lin, anëtar i bordit të shkencës për sigurinë shpreh shqetësimin ndaj kërcënimit ekzistencial nga sulmet kibernetike.
‘Në një botë në të cilën gënjeshtra udhëton më shpejt se e vërteta, ekosistemi i informacionit ndotet dhe civilizimi ekspozohet ndaj rrezikut. Njerëzit lexojnë receta të rreme shërimi dhe vënë jetën në rrezik duke përdorur produkte apo ilaçe, pa menduar për pasojat dhe vërtetësinë e atij lajmi. Kjo është infodemia që paralajmëroi dhe OBSH.
Ndryshimi klimatik:
Eksperti Daniel Holz thotë se mbi të gjitha kjo klimë na mban në jetë. ‘Këtu jam fokusuar. Ky është shqetësimi im madje më shumë sesa armët bërthamore apo armët biologjike. Koronavirusi duhet të shërbejë për të na mësuar disa gjëra: -Që duhet të veprojmë shpejt, para se e keqja të vijë mbi ne. -Duhet të rezistojmë ndaj erozionit të së vërtetës dhe sulmeve në rritje ndaj ligjërimeve racionale. -Duhet të përfshijmë njohuritë shkencore në proceset e vendimmarrjeve. E gjithë bota duhet të punojë si një e tërë për të mbijetuar. Pandemia ishte shkatërruese sepse dështuam ti ndjekim këto katër leksione.
Ndryshimi i klimës është kërcënimi më ekzistencal i momentit dhe nëse duam të mbijetojmë duhet të reagojmë. Ky fenomen nuk ka gjasa ta bëjë gjithë botën e pabanueshme siç është Venera, por në pjesën më të madhe Po: Nuk do ketë ushqim, nuk do ketë ujë, ekosistemet do shkatërrohen, do ketë emigracion masiv drejt vendeve të shpëtuara dhe kështu rendi global do të destabilizohet.