Ekspertët e OKB-së: Shqipëria do mbetet me 1 milion banorë

23 qershor 2019 | 23:54

Një raport i publikuar nga ekspertët e OKB, sipas portalit “Watson”, tregon prognozën e popullsisë së botës deri në vitin 2100.

Deri në këtë vit, në botë do jetojnë 10.8 miliardë njerëz. Gjysma e tyre do jetojnë në dhjetë vende, mes tyre në Kinë dhe Indi. Madje kjo e fundit do të tejkalojë Kinën për numër banorësh, transmeton “mapo.al”.

Ndër shtetet që do të shtohen më shumë në numër banorësh deri në vitin 2100, rekordin e mban Nigeri, me 608 përqind. Më pas vjen Angola, Tanzania, Somalia e Zambia.

Kurse tek shtetet që do të mpaken më shumë, rekordin e mban Shqipëria. Numri i banorëve në vendin tonë deri në vitin 2100 do të ulet me plot 62.2 përqind. “Në vend të 2.9 milionë banorëve që jetojnë sot, deri në vitin 2100 do mbeten 1 milion banorë, një rënie me dy të tretat,” shkruan agjencia “Watson”.

Pas Shqipërisë vjen Porto Riko, Serbia, Bosnja, Moldavia, Bullgaria dhe Kroacia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në Stamboll, ka humbur zgjedhjet…