Ekspertët e Wall Street: Tesla do të rrisë fitimet me mbi 50 për qind

28 janar 2021 | 16:08

Analistët e Wall Street parashikojnë se shitjet e Tesla-s do të rriten me të paktën 50 për qind, përgjatë vitit 2021. Të paktën shtatë analistë mendojnë se Tesla do të shesë nga 750.000 deri në 850.000 automjete gjatë këtij viti.

Në 2020- ën, të dhënat tregojnë se kompania ka dorëzuar 499.550 automjete. Në fakt, Elon Musk ka ngjallur shpresa dhe ka bërë thirrje se shitjet e kompanisë do të rriteshin gjatë këtij viti, nisur nga fitimet e T3 2020.

“Gjatë një horizonti shumëvjeçar, ne presim të arrijmë 50 për qind rritje mesatare vjetore në dërgesat e automjeteve. Në disa vite ne mund të rritemi më shpejt, gjë që presim të jetë rasti në 2021” thanë përfaqësuesit e kompanisë Tesla në një deklaratë./ScanTv

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e LDK-së, Vlora Dumoshi ka bërë me…