Ekspertët: Infektimi i të rinjëve me sëmundjen Covid-19 tashmë ka marr fokusin në gjithë botë

27 korrik 2020 | 09:43

Duke se koronavirus i ri përvec efektet të tij të rënda që po i shfaq tek të moshuarit, tanimë është e qartë se ky virus nuk po kursen as të rinjtë.

Duke parë këtë ritëm, shkencëtarët janë të shqetësuar pse po afekton të rinjtë dhe po përjetonë rëndë virusin korona duke qenë të shëndoshë pa ndonjë gjendje themelore shëndetësore shkruan Mirror.co.uk transmeton Gazeta Shneta. Dr Sanjay Gupta, një neurokirurg dhe korrespodent kryesor mjekësor për CNN, tha që shkencëtarët dhe studiuesit po eksplorojnë nëse disa të rinjë po vdesin për shkak të përbërjes së tyre gjenetike.

Ai shkroi: “Një mundësi është një variacion gjenesh në gjenin ACE2. ACE2 është një enzimë që i bashkëngjitet sipërfaqes së jashtme të qelizave në mushkëri, si dhe zemrës”.

Koronavirus përdor enzimën për të hyrë në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes.

Dr Gupta tha që një faktor tjetër i mundshëm është që surfaktanti pulmonar – një lëng i sekretuar nga qelizat e qeseve të ajrit të vogël në mushkëri – bëhet i varfëruar në pacientët Covid-19.

Lëngu ndihmon që mushkëritë të zgjerohen dhe kontraktohen normalisht, por kur furnizimi është varfëruar që funksioni është i ndërprerë, qeset e ajrit mund të pëlcasin dhe bëhet më e vështirë të marrësh frymë.

Dr Gupta shkroi: “Nëse mendoni për mushkëritë tuaja si një sfungjer, surfaktanti do të ishte pastruesi që do t’i bënte ato të buta dhe të qëndrueshme. Pa surfaktant, megjithatë, mushkëria juaj bëhet e ngurtë dhe e vështirë për tu shtrydhur.

“Mund të jetë arsyeja pse disa pacientë vazhdojnë të luftojnë edhe në makinën e frymëmarrjes” përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kundërshtuar kthimin e…