Ekspertët nga Turqia mbështesin fuqizimin e shërbimit për Stroke në Kosovë

05 korrik 2023 | 15:36

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë pjesë të mërkurën në workshopin e organizuar në QKUK-ja si vazhdimësi e ngritjes dhe zgjerimit të shërbimit Stroke në Kosovë.

Në këtë punëtori, ku morën pjesë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, prof. Serdar Geyik, neuroradiolog intervent dhe prof. dr. Arsida Bajram, neurolog intervent nga Spitali Universitar Aydin në Stamboll, ministri Vitia ka falënderuar profesorët nga Turqia për mbështetjen në përgatitjen e profesionistëve shëndetësorë të Kosovës për këtë shërbim.

“Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja shprehin gatishmërinë dhe rëndësinë për funksionalizimin e shërbimit për Stroke si shërbim i domosdoshëm”, ka deklaruar Vitia.

Qëllimi i këtij workshopi ishte vazhdimësi e mbështetjes në përgatitjen e stafit, mbështetjen e implementimit dhe organizimin e shërbimit për Stroke në Kosovë.

Aktualisht në Spitalin Universitar Aydin janë duke u trajnuar dy neuroradiolog intervent nga Klinika e Radiologjisë, ku me trajnimin e këtyre mjekëve, pritet të rritet numri i neuroradiologëve intervent.

Ky workshop është mbështetur nga ekspertët e Spitalit Universitar Aydin në Stamboll, një ndër qendrat e Stroke më eminente në Evropë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në futsall dhe fitues i Kupës së…